Transmetuar më 12-12-2017, 07:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së hënës në fshatin Goriçaj pranë Divjakës në Lushnje, ku një 42 vjeçar është vrarë me armë gjahu tip karabinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 në një lokal në qendër të fshatit, ndërsa viktimë ka mbetur Judmir Stambolliu.

Menjëherë pas plagosjes 42 vjeçari është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë rrugës duke mos i rezistuar dot plagëve.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes, Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur dhe ngjarja.

Nga hetimet paraprake rezultoi se viktima ishte natyrë problematike dhe se kishte pirë në lokal dhe dyshohet se më pas kishte ngacmuar seksualisht gruan e pronarit të lokalit, ku ky i fundit e ka vrarë me armë gjahu.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. /b.l/noa.al/