Transmetuar më 11-12-2017, 23:42

Rumunët duket se nuk do të gjejnë paqe në luftën e tyre kundër korrupsionit në nivele të larta.

Një vit pas demonstratave të fuqishme që pushtuan Bukureshtin, populli rumun ka zbarkuar sërish këtë të hënë në protesta në rrugë.

Këtë herë qytetarët rumunë kanë dalë në sheshet kryesore të kryeqytetit për shkak të ratsteve të korrupsionit që kanë shpërthyer në javët e fundit.

Sipas mediave lokale, mësohet se janë mbi 12 mijë protestues që prej ditësh tashmë janë duke kaluar natën në sheshin kryesor të Bukureshtit me thirrjet, “Drejtësi, jo korrupsion”.

Përveç Bukureshit protesa masive janë shënuar edhe në disa qytete të tjera kryesore rumune. (e.c/noa.al)