Transmetuar më 11-12-2017, 23:00

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi uron Partinë Demokratike për 27 vjetorin e themelimit të saj.

Në mesazhin e saj Kryemadhi shprehet se “PD lindi si një nevoje për ndryshim dhe kjo është dite reflektimi për rrugën e Shqipërisë që nga ai dhjetor e deri tani”.

Sipas saj “opozita shqiptare përballet në kohët e sotme me të njëjtat sfida si në vitin 1990.

Mesazhi i Monika Kryemadhit për PD:

“Uroj 27 vjetorin e partisë Demokratike. I uroj suksese edhe liderit te saj Lulezim Basha. PD lindi si një nevoje për ndryshim dhe kjo është dite reektimi për rrugën e Shqipërisë që nga ai dhjetor e deri tani. PD ka luajtur një rol të spikatur në mazhorance dhe ne opozitë. Opozita shqiptare sot përballet me sfida të ngjashme me ato te dhjetorit të viteve 1990 i cili ishte një mesim si rrezohen diktaturat”./a.k/noa.al/