Transmetuar më 11-12-2017, 21:32

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ironizon situatën me tre drejtuesit e policisë që janë shpallur në kërkim për trafik droge.

Nëpërmjet një komenti në Tëitter, Luan Rama shkruan “se gjysma e policisë ka shpallur në kërkim gjysmën tjetër që policisë që është implikuar në trafikun e drogës”.

Sipas tij “ata që i emëruan kapërdisen si kaposhi majë plehut”.

Postimi i Luan Ramës:

“Paradoksi i hipokrizisë së sloganit “Policia që duam” : gjysma e policisë shpall në kërkim gjysmën tjetër! Ata që i emëruan kapërdisen si kaposhi majë plehut!…”./a.k/noa.al/