Transmetuar më 10-12-2017, 23:22

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zgjedhur disa vargje për të ia dedikuar mikut të tij të vrarë dy ditë më parë, Aleksandër Ndoka, njëherësh vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ndreu ka shprehur hidhërimin për vdekjen e Aleksandër Ndoka, i cili u vra dy ditë më parë brenda në makinën e tij.

Vargjet e Ndreut për të ndjerin:

"Miku im i shtrenjtë, lamtumirë!

Ty këtu në shpirt të kam ta dish!

Fati po na ndan sot pa mëshirë,

Po diku do të shihemi serish.

Lamtumirë, mik, pa fjalë e lotë!

Vetullat t’i ngrysësh s’ke përse,

Vdekja s’është e re në këtë botë,

As të rrosh nuk është gjë e rë. Esenin"

Kujtojmë se Aleksandër Ndoka u përcoll këtë të dielë në banesën e fundit. Ai u vra në atentat pranë shtëpisë së tij teksa ndodhej në makinë.

Ndërkohë që autorët nuk janë zbuluar ende. (e.c/noa.al)