Transmetuar më 09-12-2017, 08:46

Aleksandër Ndoka është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë banesës së tij në lagjen "Nënë Tereza" në Lezhë.

Vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka është gjetur i pajetë në makinën e tij "Mitsubishi" pak metra larg banesës.

48 vjeçari ishte një emër i njohur në Lezhë dhe i akuzuar shpesh edhe nga opozita si i përfshirë në ngjarje të ndryshme. "BW” sjell edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Në video shihen makina  e viktimës dhe njerëz të shumtë që hyjnë e dalin. Po kështu ndodhet edhe një mjet i policisë si dhe ish- deputeti Arben Ndoka duke biseduar me disa njerëz.

Nën drejtimin e Prokurorit në vendin e ngjarjes ndodhet edhe grupi hetimor ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër. /b.l/noa.al./