Transmetuar më 07-12-2017, 21:27
Publicitet

Ashtu siç pritej, Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur garën për Kryeprokurorin e përkohshëm që do të zëvendësojë në detyrë Adriatik Llallën, i cili nga nesër nuk është më në detyrë, pasi mandati i tij ka përfunduar këtë të enjte. Pavarësisht debateve dhe bojkotit të opozitës në komisionin parlamentar të ligjeve, Kuvendi ka nisur procedurat për hapjen e garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri e të përkohshëm të organit të Akuzës.

“Bazuar në këtë vendim, njoftohen të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni I të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, të depozitojnë pranë komisionit përgjegjës, një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim,” thuhet në njoftimin e Kuvendit

Në total afati për shpalljen e kandidaturës është 5 ditë. Kandidimet do të depozitohen në Kuvend dhe më pas do t’i kalojnë seancës parlamentare e cila do të votojë për emrin e ri të Kryeprokurorit. (e.c/noa.al)

Loading...