Transmetuar më 07-12-2017, 19:25
Publicitet

Gjatë vizitës në Bruksel, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar edhe me anëtarët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Gianni Pitella.

Gjatë takimit, eurodeputeti Kukan u shpreh gjatë takimit se për arritjet e Shqipërise ka vlerësime pozitive në Bruksel.

Ai shtoi në bashkëbisedimin me ministrin e Brendshëm Xhafaj se ekziston një atmosferë e mirë brenda institucioneve të BE-së në Bruksel, dhe Shqipëria ka bërë progres.

Megjithatë ai shtoi se kanë nisur shumë procese që duhet të përfundojnë e në këtë kontekst Ministria e Brendshme ka rol kryesor.

“Po përpiqemi për çeljen e negociatave. Reformat e nisura duhet të vazhdojnë. Siç e kam thënë shpesh, BE do të ndihmojë, por ju jeni ata që do ta kryeni procesin”, tha Kukan.

Nga ana e tij, Ministri Xhafaj e falënderoi eurodeputetin për ndihmën e dhënë për reformën në drejtësi dhe theksoi se implementimi mbetet një proces shumë i rëndësishëm.

Ministri informoi deputetët e PE-së mbi rezultatet e vitit 2017 në luftën antikanabis dhe i njohu me detaje të përgjithshme nga Plani i Veprimit kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale/Operacioni “Forca e Ligjit”.

Xhafaj nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vendimtar për rrugëtimin evropian të vendit. (e.c/noa.al) 

Loading...