Transmetuar më 07-12-2017, 18:29
Publicitet

Një tjetër bandë e trafikut të narkotikëve në përbërje të të cilëve kishte edhe shqiptarë, është shkatërruar nga Policia e Italisë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat e vendit fqinj, sipas të cilave rreth 42 kg kanabis janë sekuestruar, ndërsa në pranga kanë rënë edhe 5 persona, përfshi këtu edhe dy shqiptarë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Operacioni është kryer në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një zonë pranë një qendre tregtare në Fiume Veneto.

Policia arriti të kapë trafikantët teksa po transportonin drogën në automjetn luksoz tip Audi A6, i cili mësohet të jetë në pronësi të shqiptarëve.

Ndërkohë veç drogës janë sekuestruar edhe tre aumjete të tjera.