Transmetuar më 07-12-2017, 09:26
Publicitet

Mbrëmjen e djeshme, ishte nata e parë e “Kënga Magjike”, e cila u transmetua nga televizioni Klan, duke ngjallur interes të gjerë.

Festivali i muzikës u prezantua nga Ardit Gjebrea, aktorët e humorit Besart Kallaku dhe Erion Isai si dhe dy moderatoret Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla.

Një nga momentet më kulmore ishte kur Besi dhe Erioni, të njohur si “Instagirl” me interpretimin e tyre të një “kënge” dhe batutat që e pasuan, shpërthyen në të qeshura gjithë të pranishmit.

Batutave nuk i shpëtuan anëtarët e jurisë Juliana Pasha, Venera Lumani, Olti Curri, Ulis Krajka dhe Sardi Shehu.

Por nëse të gjithë qeshën dhe u gajasën, Dj Sardi ishte më i veçanti me të qeshurën e tij, e cila nuk duhet humbur në videon më poshtë. /a.y/noa.al 

Loading...