Transmetuar më 07-12-2017, 09:11
Publicitet

Një person i shumëkërkuar nga Interpol për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.

Arrestimi i tij u bë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në

Besnik Çapja i cili njihej edhe me dy emra të tjerë, Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti 40 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, u arrestua me qëllim ekstradimi.

Kapja tij, i cili mbahej nën vëzhgim nga policia, u bë në një pikë loto- sporti në rrugën “Rinia”, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.

Çapja ishte shpallur në kërkim më 28 nëntor nga Interpol Roma, në Itali.

Autoritetet Gjyqësore në Torino, në 1 qershor të këtij viti, e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Gjatë periudhës 1 qershor 2011 deri në 16nëntor 2011, në Torino, Santena, 40-vjeçari ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit kokainë. /a.y/noa.al 

Loading...