Transmetuar më 06-12-2017, 23:01
Publicitet

Romano Prodi ka qenë 2 herë kryeministri i Italisë, por më e rëndësishmja ka qenë Presidenti i Komisionit Europian, një nga figurat kryesore në BE dhe një person me influencë edhe në Shqipëri duke filluar nga viti 1997 ku ai vizitoi Vlorën në një moment kritik të shtetit Shqiptar.

Ai gjendet në Tiranë në 20 vjetorin e operacionit ndërkombëtar ushtarak “Alba”, kryesisht i mbështetur nga Italia, që shpëtoi Shqipërinë nga abisi ku ajo po shkonte në vitin e mbrapshtë të 1997-s.

I ftuar në Top Story, ai bën edhe një paralelizëm mes periudhave që ai ka vizituar Shqipërinë, duke vënë në dukje se pavarësisht problemeve Shqipëria e sotme po “vrapon”, diçka që para 20 vitesh nuk dukej si një mundësi.

“Ka shumë probleme në fakt, por Shqipëria po vrapon kjo është ndjenjësia që unë marr. Para 20 viteve nuk ishte shumë e qartë që ky vend do të mund të vraponte. Për arsye të tensioneve të brendshme, paralizës politike që ekzistonte. Kujtoj vështirësitë e mëdha që ndodhnin madje edhe në dialogun mes partive shqiptare. Ky dialog në atë kohë ishte i pakonceptueshëm. Tani pavarësisht disa problemeve gjerat ecin drejt një hapjeje që nuk ka kthim prapa,” thotë Prodi mes të tjerave (e.c/noa.al)