Transmetuar më 06-12-2017, 19:19
Publicitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë –Zvërnec ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Sipas të dhënave të para, mësohet se automjeti ishte nën drejtmin e 23 vjeçarit me inicialet F.A, i cili ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë e plagosur nga mbetur pasagjerja me inicialet S.Q.

Fatmirësisht e dëmtuara ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Loading...