Transmetuar më 05-12-2017, 20:48
Një grua në Vlorë i ka dhënë valium bashkëshortit të saj për të dalë me të dashurin.
Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, gruaja kishte 5-vjetorin e martesës dhe këtë donte ta festonte me të dashurin.
Gazetari tha se gruaja shpeshherë kur donte të dilte i jepte valium bashkëshortit edhe vjehrrës.
“Një grua nga Vlora kishte 5-vjetorin e martesës dhe ndërkohë që duhet ta kalonte me burrin, ajo i kishte kërkuar të dashurit të blinte valium që të festonte me të.
I dashuri i kishte blerë valiumin dhe ajo kishte pasi kishte zënë gjumi burrin kishte ikur për të festuar me të dashurin. Gruaja e kishte zakon këtë dhe shpeshherë ia bënte edhe vjehrrës”, tha gazetari.