Transmetuar më 05-12-2017, 13:54
Publicitet

“Fashion Awards 2017”, eventi që i dedikohet i modës dhe yjeve mbi tapetin e kuq, ka pasur supriza.

Mes yjeve si Ashley Graham, Irina Shayk, Pixie Lott, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.

Këngëtarja nga Kosova e ka marrë gjithë vëmendjen në tapetin e kuq me fustanin që kishte zgjedhur.

Rita Ora u shfaq në këtë eveniment me një fustan gri metalike, të ngushtë pas trupit që i tregonte më së miri format trupore.

Pa e ekzagjeruar shumë, Rita e kishte kombinuar fustanin me një palë sandale klasike.

Rita duket se ka qenë në momentin e saj më të mirë dhe gjatë gjithë kohës ka pozuar për fotografët, të cilët gjithashtu janë përpjekur ta fotografojnë aq bukur sa duket vërtetë. /b.l/noa.al/