Dasma kthehet në mort për një çift të ri, i cili po përgatitej për ceremoninë festive. Dhëndri i nguli thikën bashkëshortes së tij, pak ditë pasi ishin martuar me dokumente në Bursa të Turqisë.
Por ndërsa ata po përgatiteshin për ceremoninë e cila do të mbahej të shtunën, 23-vjeçari Metehan Yurtoğlu, goditi me thikë të shoqen pikërisht pak para festës.
Viktima Gullu Yurtoglu 22 vjeçe, ishte larguar nga familja pa dëshirën e tyre për të jetuar me Metehan, pasi familja e saj ishte kundër lidhjes së tyre.
Por i riu, i cili mendohet se është përdorues droge, në gjaknxehtësi e sipër qëlloi të renë, duke e lënë të gjakosur.
Ndërsa nusja e tij jepte shpirt, ai nuk i erdhi në ndihmë por u arratis, duke u kapur nga policia pak më vonë në tentativë për t’u fshehur. /a.y/noa.al