Transmetuar më 04-12-2017, 08:32

Edhe këtë mëngjes të hëne dhe fillim jave kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos i largohet tematikës së këtyre ditëve, atyre të motit të keq dhe përmbytjeve të shkaktuara.

Rama ka zgjedhur të urojë një ditë të mbarë me një "pamje spektakolare ku shihet lumi i Semanit teksa është tërhequr nga shtrati i tij".

Përmes fotos të postuar në rrjetin e tij social Facebook Rama bën me dije se tashmë emergjenca ka kaluar dhe vijon puna për rimëkëmbjen e çdo zone dhe familje të prekur nga përmbytjet.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillim jave të mbarë.

Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë, gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/