Transmetuar më 02-12-2017, 14:23
Publicitet

Në organet gjenitale të femrave, ashtu si në lëkurë, në gojë, në aparatin tretës etj., janë të pranishme një numër i madh bakteresh të cilat ndikojnë për të ndërtuar atë që quhet “ekosistem”, ku jetojnë mikroroganizma të mira dhe më pak të mira. Prania e baktereve të mira është e rëndësishme pasi paraqet një sistem mbrojtës që ndalon bakteret e këqija të cilat shkaktojnë sëmundje, të cilat zhvillohen.

Kur një femër pastron pjesët intime duhet të bëjë kujdes të mos dëmtojë bakteret e mira dhe për këtë duhet të dijë disa rregulla që noa.al i sjell më poshtë:

-Lajini mirë duart para se të pastroni pjesët intime

-Pjesët intime nuk duhen fërkuar me forcë por as të mos lahen

-Këshillohet që të laheni jo më shumë se një, maksimumi dy herë në ditë dhe nuk këshillohet që të përdoret gjithmonë sapuni, por vetëm ujë

-Gjatë ciklit menstrual është e rëndësishme që të laheni rregullisht sa herë që ndryshoni pecetë

-Pas çdo raporti seksual këshillohet që të laheni

-Në fillim të pastrimit merruni me anën gjenitale dhe më pas atë anale, për të shmangur që bakteret të kalojnë nga anusi në vaginë

-Substancat e parfumosura dhe deodorantët intimë shkaktojnë irritim dhe reaksione alergjike

-Mos tharja mirë e pjesës intime shkakton irritim, ashtu si mbajtja gjatë e rrobave të lagura

-Shmangni uljet në banjo publike

-Përdorimi i përbashkët i peshqirëve rrezikon marrjen e disa infeksioneve

-Është e rrezikshme pasja e një raporti vaginal pas një raporti anal, pa u larë, pasi mikrobet mbarten drejt vaginës dhe shkaktojnë infeksione të ndryshme. /a.y/noa.al

Loading...