Transmetuar më 23-11-2017, 17:55

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga Gjykata sekuestron e resortit turistik “Santa Quaranta”, në pronësi të Klemend Balilit, i njohur ndryshe si “Escobari i Ballkanit”.

Lajmi bëhet i ditur nga Report Tv që thekson se bashkë me resortin e njohur, Prokuroria kërkon edhe sekuestrimin e një sërë pronash të tjera të familjes Balili.

Mes këtyre pronave janë troje, dyqane, shtëpi private, si dhe disa apartamente në qytetin e Sarandës.

Kjo kërkesë e Prokurorisë vjen një vit nga verifikimi i pasurisë së familjes së ish-kreut të Transporteve në Sarandë, i shpallur në kërkim për akuzën e trafikut të drogës.

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.(e.c/noa.al)