Transmetuar më 23-11-2017, 15:28

Momente paniku për pasagjerët e një furgoni, të cilët janë grabitur nga persona me maska dhe të armatosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në fshatin Pult të Dukagjinit, ku grabitësit u kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë pasagjerëve.

Ndërkohë pas grabitjes, autorët i kanë vënë flakën furgonit për të humbur gjurmët

Efektivët e policisë të sinjalizuar për grabitjen, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbuluar diçka më shumë.

Detajet lidhur me ngjarjen janë ende të pakta, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese