Transmetuar më 22-11-2017, 20:10

Zbardhen emrat e tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-arresti.

Ata janë Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë Vlorë, Gjergj Kohilla, shefi i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës dhe Sokol Bode, ish-drejtor i Postës në Dhërmi.

Ky vendim i organit të akuzës, vjen një ditë pasi mori në dorë dosjen e përkthyer prej 1 mijë e 800 faqesh, në të cilën është zbardhur e gjitha veprimtaria e vëllezërve Habilaj.

Përkthimi u bë nga ekspertë të ministrisë së Drejtësisë, ndërsa në dosje përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Urdhër-arrestet për tre ish-funksionarët e lartë janë depozituar tashmë në polici, dhe pritet ekzekutimi i tyre. /k.k/noa.al/