Transmetuar më 21-11-2017, 21:51

Për deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati, paratë e pista të ardhura përmes trafikimit dhe korrupsionit, dërgohen në Bahamas dhe nuk qëndrojnë në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News deputeti u ndal tek akuzat e demokratëve se plani prej 1 miliard eurosh është një skemë e pastrimit të parave nga qeveria.

por për deputetin kjo e është një teori konspirative, pasi paratë e pista nuk qëndrojnë në Shqipëri, por dërgohen jashtë vendit.

"Në qoftë se do të pastrosh para i çon në Bahamas dhe nuk i pastron këtu. Nuk ka nevojë ta bëjnë këtu, janë teori konspirative. Ne jemi krenar për mandatin tonë të parë qeverisës për një sërë reformash përfshirë edhe reformën në drejtësi." tha deputeti socialist (e.c/noa.al)