Transmetuar më 21-11-2017, 11:29

Floriana Garo, një nga moderatoret më të ëmbla shqiptare, hoqi dorë nga Shqipëria për të vazhduar jetën e saj e lumtur pranë partnerit të saj Enis Daci në Gjenevë.

Vetëm pak kohë më parë ajo na dha lajmin e mrekullueshëm se ishte në pritjen e saj të ëmbël dhe se së shpejti çifti do të bëhen prindër të një vajze.

E teksa është në pritje të këtij gëzimi, ajo nuk heziton të marrë pjesë në evente të ndryshme në Zvicër.

Floriana dukej vërtet e bukur dhe plot nur, në një event, nga ku ka publikuar disa foto, ku ka veshur një fustan të kuq dhe të gjatë.

Duket që shtatzënia i ka dhënë moderatores bukuroshe një nur të mrekullueshëm, të cilin e reflekton edhe në fytyrë. /b.l/noa.al/