Transmetuar më 21-11-2017, 09:27

Kreu i qeverisë Edi Rama, mëngjesin e kësaj të marte ka mbledhur në një takim pune deputetët socialistë, pjesë e komisionit parlamentar të Ligjeve.

Mësohet se krahas tyre i pranishëm në mbledhje është edhe deputeti i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj mbledhjeje, ndërkohë që pritet të mësohet në orët në vijim.

Paraprakisht dyshohet se po diskutohet shkarkimi i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

Mendohet se pjesë e diskutimit është edhe zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, i cili pritet të pasojë Adriatik Llallën. /a.y/noa.al