Transmetuar më 21-11-2017, 08:58

“Gjatë verës së vitit 1986 ishim të martuar, isha gjithmonë bashkë me Sylvestrer dhe ai ishte gjithmonë me mua”.

Janë këto fjalët e aktores Brigitte Nielsen, ish-gruaja e Sylvester Stallone, e cila mbron ish-bashkëshortin nga akuzat për abuzim seksual ndaj një vazje 16 vjeçe, akuza të publikuara pak ditë më parë nga Daily Mail.

Duke folur për ‘Tmz’, Nielsen thotë, “Incidenti për të cilin akuzohet, nuk është verifikuar, atë natë ai ishte me mua”.

Historia që përfshin Stallonen, ku akuzohet për ngacmim seksual u përhap javën e kaluar nga Daily Mail.

Siç shkruan tabloidi anglez gjatë xhirimit të filmit “Over the Top” në Las Vegas, në vitin 1986, një vajzë 16-vjeçare e cila qëndronte në të njëjtin hotel me Stallone, u sulmua dhe u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me të, ndërsa truproja i ruante, raporton noa.al.

Por Ramboja i kinemasë i mohoi menjëherë akuzat duke thënë, “Është një histori qesharake dhe kategorikisht false”.

Por në këtë linjë është edhe ish-bashkëshortja e tij Brigitte Nielsen e cila deklaron, “Bazuar në denoncimin e bërë, ngjarja daton në mbrëmje rreth 20.30. Atë natë unë dhe Sylvester po darkonim bashkë dhe më tej shkuam në dhomën tonë. Është absurde që Sylvester dhe familja e tij të vuajnë për diçka që nuk ka ndodhur kurrë”. /a.y/noa.al