Transmetuar më 20-11-2017, 11:00

Lajm i hidhur për këngëtarin e njohur Dashnor Diko, i cili ka humbur një njeri shumë të shtrenjtë.

Nëpërmjet një postimi të bërë në profilin e tij në Facebook, ai ka lajmëruar ndarjen nga jeta të vëllait të tij.

“Të dashur shokë, miq, të afërmit e familjes, ju njoftoj se vëllai im Bashkim Diko sapo ndërroi jetë”, shkroi Diko mëngjesin e sotëm.

Megjithatë ai nuk ka bërë me dije arsyen e ndarjes nga jeta të vëllait të tij.

Por pas këtij postimi ai ka vendosur shiritin e zisë në profil. /a.y/noa.al