Transmetuar më 19-11-2017, 21:56

Ajo është një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare, veçanërisht asaj të lehtë.

Kur këndonte në festivalet e këngës në RTV, Myfarete Laze bëri karrierë, me një seri këngësh.

Më të njohurën në vite, sigurisht që ka “Pragu i vegjëlisë”.

Tani, Myfaretja nuk heq dorë nga muzika, por nuk ngurron as të thumbojë disa që bëjnë dhe ata muzikë.

Tuna ka qenë në fokusin e Myfaretes teksa pyetej në emisionin “Thumb”.

Teksa është ngacmuar nëse ka apo jo inat për suksesin e Tunës (Altuna Sejdiu), Myfarete laze tha se ajo vetë ka zgjedhur të përdorë zërin:

“Edhe zogun e Tunës e njoh. Po pse dua ta shoh me atë… Ajo do të përdorë zogun, unë përdor zërin, zë për zë njësoj jemi”, - u shpreh duke qeshur këngëtarja.

Myfarete Laze ka folur për karrierën muzikore, por edhe ka treguar se vajzat e saj pëlqenin shumë muzikën e Eminem.

“Vajzat e mia i kam pas dashuru me Eminem, në kohën time kam dëgjuar Joe Cocker”, tha Myfarete Laze.