Transmetuar më 19-11-2017, 12:45

Grabitet gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, teatri “Skampa” në qytetin e Elbasanit.

Dyshohet se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë nga dera e pasme e godinës, duke vjedhur në kasafortë një shumë të madhe parash, të cilat dyshohet i përkisnin financieres.

Nga veprimet  e para  hetimore dhe bazuar në deklaratën e financieres  së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur  rreth 4500 euro në kasafortën e  zyrës së financieres së këtij institucioni, të cilat ishin në pronësi të saj, por që i mbante për siguri në kasafortën e punës.

Policia u sinjalizua për ngjarjen mëngjesin e sotëm duke bërë që të nisin hetimet.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e gjithë rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al