Transmetuar më 19-11-2017, 09:36
Publicitet

Përmbytjet që përfshinë Greqinë ditëve të fundit kanë shënuar 19 viktima, ndërkohë që një tjetër rezulton i humbur.

Mësohet se mes viktimave është një shqiptar dhe konkretisht një djalë i ri nga Saranda.

Autoritetet greke konfirmojnë se ai është Petro Koleci, 29 vjeç, i cili rezultonte i zhdukur qysh prej së mërkurës.

Trupi i tij u gjet gjatë së shtunës, mes mbetjeve të përmbytjeve, i rrëmbyer nga rrjedha, nga ana e shërbimeve zjarrfikësve.

Ndërkohë shteti fqinj shpalli tre ditë zie kombëtare, si pasojë e fatkeqësisë natyrore të shkaktuar prej shirave të furishëm.

Më të prekurit prej përmbytjeve janë qytetaet e Mandra, Nea Peramos dhe Megara, të cilat ndodhen në perëndim të Athinës. Rreth 500 shtëpi janë shkatërruar, ashtu sikundër dhe qindra makina. /a.y/noa.al