Transmetuar më 18-11-2017, 10:55

Një person ka arritur të mbajë më shumë seç duhet pipa të pijeve në gojë, veprim që i ka mundësuar hyrjen në librin e rekordeve botërore pasi theu rekordin.

Manoxh Maharana, 21 vjeç ia doli me sukses që për 10 sekonda të mbajë në gojë 459 pipa për pije.

Rregullat për ta fituar këtë titull janë që sfiduesi të sigurohet se të gjitha pipat i ka brenda në gojë pa i prekur fare me dorë.

Maharana e kishte ëndërr ta fitonte këtë titull që kur ishte fëmijë pasi u inspirua nga mbajtësi paraprak i këtij rekordi Simon Elomore.

Rekordi paraprak i mbajtjes së pipave në gojë ishte vendosur para 8 vitesh kur britaniku Elmore i cili arriti të mbajë në gojë 400 fije prej tyre. /b.l/noa.al/