Transmetuar më 18-11-2017, 10:01

Një grua nga Ksamili është përballur me ankth dhe frikë nga bashkëshorti i saj xheloz.

Burime nga policia bëjnë me dije se 37 vjeçari A. Kalemi kërcënonte bashkëshorten e tij duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 36 vjeçares V. Kalemi, duke i shkaktuar edhe lëndime të lehta në trup.

Gruaja ka bërë denoncim në polici duke mposhtur frikën, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e 37 vjeçarit.

Sipas dëshmisë së gruas bashkëshorti i saj ndjehej xheloz për të dhe kjo shpesh shkaktonte debate mes tyre deri edhe në përdorimin e dhunës nga ana e kryefamiljarit.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprën penale “Dhuna në familje”./b.l/noa.al/