Transmetuar më 17-11-2017, 19:54

Një mësuese gjimnazi është dënuar me burg pas zbulimit të disa mesazheve që ajo u kishte dërguar nxënësve të saj, të moshës 16-17 vjeçare.

E identifikuar si Yokasta M, ajo është paditur nga një prind i cili ka gjetur foto nudo të saj në telefonin e të birit, shoqëruar me një mesazh kërcënues, ku i kërkohej të bënte seks me të pasi në të kundër do ta ngelte në klasë.

Pas kësaj akuze edhe disa prindër të tjerë kanë zbuluar se fëmijët e tyre kanë qenë pjesë e këtyre kërcënimeve, duke e fundosur 40-vjeçaren kolumbiane.

Pas hetimit të rastit, 40-vjeçarja e martuara është dënuar me burg, ndërsa bashkëshorti i saj thuhet se po përgatit procedurat e divorcit. /k.k/noa.al/