Transmetuar më 17-11-2017, 15:05

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit ku një person ka përfunduar i plagosur rëndë në spital.

Një punëtor është djegur gjatë orarit të punës në uzinës së Ferrokromit, duke marrë lëndime të shumta në trup.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa i plagosur ka mbetur punonjësi, 60 vjeç me inicialet Dh. R.

Menjëherë pas incidentit të ndodhur në punë, punëtori është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. /b.l/noa.al/