Transmetuar më 17-11-2017, 11:35

Disa nxënës janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në një shkollë 9- vjeçare në fshatin Shupenzë të Bulqizës.

Sipas informacioneve paraprake mbi 10 nxënës janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ata kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen në momentin që janë nisur për në spital, por ende nuk dihen të dhëna të sakta për gjendjen e tyre shëndetësore.

Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur teksa po provohej sistemi i ngrohjes në shkollë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në asfiksimin e nxënësve./ b.l/noa.al/