Transmetuar më 17-11-2017, 08:33

Një person ka gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë të shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Furgoni me të cilin udhëtonin punonjësit e HEC-it të Fierzës, është aksidentuar mëngjesin e kësaj të premteje.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person, i cili rezulton të jetë Dem Oruçi, ndërkohë që janë plagosur disa persona të tjerë.

Bëhet me dije se se aksidenti ka ndodhur në fshatin Dushaj të Tropojës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre rezulton në gjendje të rëndë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese