Transmetuar më 16-11-2017, 17:34

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, ku automjeti me targë AA439LL  ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Mësohet se viktima është identifikuar si Dodë Muça rreth 65 vjeç, banues në fshatin Mallkuç të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin ngjarjes për shkak të plagëve të marra, duke mos pasur mundësi për t’iu dhënë ndihma mjekësore në spital.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. b.l/noa.al/