Transmetuar më 16-11-2017, 15:26

Periudha e regjistrimit për Lotarinë Amerikanë do të përfundojë më 22 nëntor 2017, në orën 18:00.

Me anë të një statusi në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada Amerikane ka kujtuar edhe njëherë afatin e fundit për aplikimin. Duke ju uruar fat, ka dhënë edhe 5 këshilla kryesore për të gjithë ata që duan të aplikojnë.

“Mos harroni se periudha e regjistrimit për Lotarinë Amerikane përfundon më 22 nëntor 2017, në orën 18:00. Të gjithë ju që do aplikoni, shihni këtë video me pesë këshillat e mia kryesore. Lexoni udhëzimet këtu: https://goo.gl/5SjV6h dhe aplikoni këtu: http://dvlottery.state.gov. Ju urojmë fat!”, shkruan ambasada në njoftimin e saj.

Pesë këshillat:

1. Lexoni rregullat në faqen e ambasadës ose në Dvlottery.state.gov dhe aplikoni vetëm nëse plotësoni kushtet.

2. Aplikoni vetëm një herë. Përfshini bashkëshortët dhe fëmijët nën 21 vjeç. Bashkëshortët mund të aplikojnë edhe vetë.

3. Sigurohuni që foto është e saktë. Kontrolloni përmasat dhe sfondin. Hiqni syzet.

4. Kontrolloni mirë të dhënat. Ju jeni përgjegjës për të dhënat që jepni. Kontrolloni punën e ndihmësve dhe përkthyesve.

5. Aplikimi është falas. Ju nuk keni nevojë të paguani askënd për të aplikuar. /b.l/noa.al/