Transmetuar më 16-11-2017, 13:18

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në Unazë të Re, zona e Astirit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.35, në rrugën “Teodor Keko”, ndërsa i plagosur ka mbetur një 22 vjeçar me inicialet G.K.

Kanë qenë barorët e zonës ata të cilët të alarmuar kanë sinjalizuar menjëherë policinë, se kanë konstatuar të shtrirë në tokë një person i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/