Transmetuar më 15-11-2017, 15:01

Veriu mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta por reshje të pakta, ndërsa shira të konsiderueshëm pritet të bien pjesën e parë të ditës në zonat Jugore- Qendrore.

Mesdita lokalizon reshjet kryesisht në Veri ndërsa moti në Qendër dhe Jug, përmirësohen gradualisht deri në mbrëmje kur parashikohet stabilizim i kushteve të motit në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë të sjellin ndryshime gjatë orëve të mëngjesit por një rritje të lehtë sjellë mesdita në vlerat termike duke ngjitur maksimumin në 19 – 20°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Juglindor dhe Lindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa

Mesdheu Qendror dhe pellgu i Egjeut mbeten me vranësira e rrebeshe shiu me stuhi të forta ere. Po ashtu, ishujt Britanikë dhe Perëndimi i gadishullit Skandinav paraqiten me vranësira dhe rrebeshe të përkohsme shiu.

Por pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të ndikohet nga kushtett e motit të kthjellët dhe të ftohtë. /b.l/noa.al/