Transmetuar më 15-11-2017, 10:11

Një elefante nënë dhe këlyshi i saj, arratisen në mënyrë të dëshpëruar nga flakët, të rëna nga topa zifti në zjarr kundër këtyre specieve.

Është kjo ajo që ka ndodhur në Indi ndaj elefantëve (Elephas maximus). Pamjet që shihni tregojnë mizorinë e qenieve njerëzore, të cilët në vend që të ndërtojnë një bashkëjetesë paqësore me këto krijesa, i lëndojnë… dhe shpesh i vrasin.

Këlyshi përfshihet thuajse i gjithi nga flakët, ulërin nga dhimbja. Ndërsa nëna disa metra më para, shtyp një prej topthave diallëzor, duke marrë djegie të shumta në lëkurë.

Dy elefantët arrijnë që t’i mbijetojnë sulmit, por me një mësim të mirë…njeriut nuk i zihet besë.

Lind pyetja se nga buron kjo dhunë?! Por përgjigja duket se është në ADN-në e njeriut, i cili duket se nuk kënaqet kurrë me asgjë.

Elefantët indianë, janë përfshirë në listën e kuqe të Unionit Ndërkombëtarë, si specie e rrallë në rrezik zhdukjeje "Endangered", pikërisht sepse po reduktohet drastikisht habitati i tyre natyror.

Gjithë kjo situatë u shënua pa më të voglën ndërhyrje nga qeveria qendrore indiane, duke i lënë elefantët në mëshirë të fatit.

Fotografia e nënës dhe këlyshit në flakë, u shkrep në distriktin e Bankura dhe ka fituar çmimin prestigjoz në konkursin e mbajtur javën e parë të nëntorit ‘Sanctuary WildlifePhotography Awards 2017’, duke nxjerrë në pah, dramën që elefantët indianë përjetiojnë çdo ditë nga dora e njeriut.

“Për këto kafshë inteligjente, miqësore dhe paqësore të cilat kanë kaluar kontinente për shekuj me radhë, tashmë është një ferr”, deklaroi Biplab Hazra, autor i fotografive, shkruan noa.al.

Fotografia e tij u titullua pikërisht “Ferri është këtu”. /a.y/noa.al