Transmetuar më 14-11-2017, 20:31

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe reagon ndaj akuzave të opozitës së projekti “1 miliardë” është skemë e qeverisë “Rama” për pastrim parash.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Braçe rendit një sërë projektesh dhe nismash të qeverisë “Berisha” dhe shtron pyetjen: Po këto projekte pastrim parash kanë qenë?

Reagimi i plotë i Erjon Braçes në Facebook:

LYL A I MBAN MEND KETO? JANE DYSHIME PER PASTRIM PARASH TE HASHASHIT ME “VENDIM POLITIK” DHE KORRUPSIONIT ME KOALICION!

Po i degjoj me radhe te gjithe “teoricentet” e “pastrimit te parave” permes ekonomise!

Nga e djathta e djthte deri tek e djathta e majte. Ata thone e tregojne se si do te pastrohen parate me projektin “1 miliarde”!

Tani dua ti pyes: Po “Shqiperia superfuqi energjitike”, shoqeruar me qindra koncesione hidrocentrales me vlere ne leter-leje, mbi 1 miliard euro, cfare ishte?

MOS VALLE PASTRIM PARASH?

Po “Shqiperia superfuqi minerare”, shoqeruar me qindra koncesione-leje minerare me vlere ne leter mbi 500 milion euro, cfare ishte?

MOS VALLE PASTRIM PARASH?

Po “Shqiperia superfuqi ne hidrokarbure”, shoqeruar me disa koncesione-marreveshje hidrokarbure nga Stream Oil deri tek kjo e fundit qe mori ne dore, me vlere ne leter mbi 400 milion euro, cfare ishte?

MOS VALLE PASTRIM PARASH?

Po “Shqiperia me 10 mije km rruge”, shoqeruar me dhjetera kontrata ndertimi rrugesh pa para ne Buxhet, por me vlere mbi 260 milion euro, cfare ishte?

MOS VALLE PASTRIM PARASH?

Po “Shqiperia private”, shoqeruar me dhjetera privatizime te pasurive publike ku shkelqen ARMO dhe Albpetrol-e mbani mend, nga 110 deri ne 1 miliard dollare, cfare ishte?

MOS VALLE PASTRIM PARASH?

Po “Collection Debt”-Borxhet e keqija te CEZ, vleresuar ne ne mbi 200 milion euro, kontraktuar ne 7 kompani dua filluar nga kjo DIA, cfare ishte?

MOS VALLE PASTRIM PARASH?

Po “Tokat me qira per Ferma”, te pakten 3500 hektare te tilla per arra, lajthi e shege, cfare ishte dhe eshte?

MOS VALLE PASTRIM PARASH?

Eshte liste e gjate Lyl dhe jo vetem-se jeni te shumellojshem tani.

Dhe kur flas per Pastrim Parash nuk kam parasysh vetem ato te ardhura nga kultivimi i hashashit sipas “Vendimit Politik” te qeverise ku ti ke qene hem minister Transporti, hem minister i Jashtem e hem minister i Brendshem.

Kam parasysh edhe parate e korrupsionit te qeverive tuaja, te perbashketa natyrisht!