Transmetuar më 14-11-2017, 11:38
Publicitet

Një krim në familje ka ndodhur në Lushnje, ku kryefamiljari ka plagosur me thikë gruan dhe djalin.

Ngjarja ndodhi në Dushk të Lushnjes, ku 45- vjeçari Shpresim Gj., ka qëlluar me thikë bashkëshorten M.Gj., 43 vjeçe dhe krahas saj edhe djalin 18- vjeçar M.GJ.

Plagosja e dyfishtë ndodhi në banesën e familjes në Dushk, ku dy të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta, dhe pas mjekimeve nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Burime për noa.al bëjnë me dije se kryefamiljari ishte natyrë problematike pasi vuante edhe nga probleme mendore, sëmundje për të cilën kurohej si dhe konsumues alkooli.

Sherri në familje ka nisur pasi Shpresimi i ka kërkuar gruas së tij para për të pirë alkool dhe kur kjo e fundit ka refuzuar për t’ia dhënë ai ka marrë thikën në dorë dhe ka kërcënuar nënë e bir duke i shkaktuar edhe lëndime të lehta në krah.

Ndërkohë 45 vjeçari u vu në prangat e policisë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje". /b.l/noa.al/