Transmetuar më 14-11-2017, 10:11

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve italiane është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

I arrestuari gjatë pasdites së të hënës, rezulton i dënuar në Itali me 16 vite burg.

Ai është Eduart Daiu 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës.

Ndaj tij Gjykata e Apelit në Milano, Itali, në mars të vitit 2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian.

57-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim.

Në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit. /a.y/noa.al