Transmetuar më 13-11-2017, 14:57
Publicitet

Cristiano Ronaldo është bërë baba për të katërtën herë, pasi e dashura e tij, Georgina Rodriguez lindi ditën e djeshme.

Superylli i Real Madrid, i shoqëruar nga djali i tij i madh, Cristiano Junior, ishte atje për të pritur ardhjen në jetë vajzës së quajtur Alana Martina. 

Lajmin e bëri publik vetë CR7, nëpërmjet rrjeteve sociale. Në llogarinë e tij në “Instagram” Ronaldo publikoi një foto përkrah të dashurës së tij Georgina dhe vajzës, i shoqëruar edhe nga Junior. 

Foto shoqërohej me mbishkrimin: “Lindi Alana Martina. Si Geo edhe Alana janë mirë. Jemi të gjithë shumë të lumtur”.

Tashmë CR7 baba i katër fëmijëve, me Cristiano Jr, binjakët Eva dhe Mateo, dhe një tjetër vajzë të vogël, Alana Martina, që erdhi në jetë nga e dashura Georgina Rodriguez, Ronaldo po shijon kohë me familjen e tij. /b.l/noa.al/

Loading...