Transmetuar më 12-11-2017, 17:01

Të shtëna me armë ndërmjet bandave janë raportuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Greqi.

Një emigrant shqiptar dhe një grek janë plagosur rëndë në lagjen Pangrati të Athinës, kur u qëlluan me armë rreth orës 21:30, mbrëmjen e së shtunës.

Ata ndodheshin në një automjet në kohën që ekzekutorët u afruan me dy motoçikleta dhe hapën zjarr me pistoleta.

Policia dyshon se shkak për atentatin është lufta mes bandave që kontrollojnë trafikun e drogës në qendër të kryeqytetit grek.

Ndërkaq mediat nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit që mbeti i plagosur.