Transmetuar më 12-11-2017, 16:50

“Ndaje ose Haje” është një nga lojërat më të vështira të emisionit “Shiko kush luan” dhe besojmë që të gjithë jeni dakord me këtë.Askush nuk do të dëshironte që të hante këmbë pule, vezë pashke të vitit të kaluar, speca djegës, apo të pinte shëllirë, dhallë me bar, përshtymë zogu, apo jo?

 Vetëm kur i përmendim na përzihet. Epo kjo lojë e ka një të mirë, pasi na zbulon disa të vërteta, që ndoshta VIP-at nuk do na i thonin ndryshe.

Pjesë e kësaj loje është bërë ish-banori i Big Brother, Olsi Klosi. Pyetje e përgatitur për të, nuk mund të mos kishte lidhje me Fjorentinën, ish-të dashurën. Nga 1 te 5 sa herë e ka tradhtuar Fjorentinën? Me shumë sinqeritet, Olsi u përgjigj: një herë. Të gjithëve na bëri përshtypje kjo përgjigje, e megjithatë ai e sqaroi se Fjorentina ishte në dijeni që ai e kishte tradhtuar. Pyetja: Nga 1 te 5 sa herë e ke tradhtuar Fiorentinën? Olsi: Një herë ...Ma ka falë tradhtinë se e ka marrë vesh.