Transmetuar më 10-11-2017, 08:01
Publicitet

Leo Messi është absolutisht një nga futbollistët më të mirë të futbollit ku me 5 Topa të Artë të fituar, 4 Champions League dhe me qindra rekorde të thyera ai ka zënë një vend të rëndësishëm në historinë e futbollit.

Por e vetmja gjë që i mungon futbollistit argjentinas, është një “Kupë Bote” me kombëtaren e tij. 

 Ai arriti me shumë vështirësi të kualifikonte Argjentinën në Botëror, duke eliminuar fazën “play off”, por ai tani shkon me një tjetër qëllim në Rusi, ku kërkon që ta fitojë Botërorin.

Argjentinasi ka premtuar se nëse fiton Kampionatin Botëror do të bëjë në këmbë të gjithë rrugën nga Rosario në San Nicolas.

“Nëse e fitojmë Kupën e Botës, premtoj se do të eci në këmbë nga Rosario në San Nicolas”, ka thënë 30-vjeçari për “TyC Sports”. Këtë deklaratë Mesi e dha para ndeshjes miqësore mes Argjentinës dhe Rusisë.

Distanca është rreth 50 kilometra nga shtëpia e Lionel Messit në Arroyo Seco deri te Basilica ku ndodhet ky qytet. /b.l/noa.al/

Loading...