Transmetuar më 08-11-2017, 13:04
Publicitet

Një tigër siberian ka sulmuar një punonjëse të një kopshti zoologjik në Rusi, ndërsa vizitorët e panë skenën të shokuar. 

Ngjarja ka ndodhur në Kaliningrad. Mësohet se rrethimi i tigrit ishte lënë hapur gabimisht, ndërsa punonjësja kishte hyrë për t’i sjellë ushqimin.

Fatmirësisht, vizitorët nisën të bërtisnin dhe të godisnin me gurë tigrin që kishte vënë poshtë vajzën, derisa kafsha u largua.

Disa nga burrat ngritën dhe një tavolinë e hodhën karrige drejt tigrit. Punonjësja ka marrë dëmtime të rënda, por mjekët thonë se do të mbijetojë.

Më poshtë mund të shihni disa pamje nga momenti i tmerrshëm i tigrit në sulm. /b.l/noa.al/

Loading...