Transmetuar më 08-11-2017, 11:10
Publicitet

Ajo është 39-vjeçe, dhe ka lindur 38 fëmijë. Mariam Nabatanzi është gruaja nga Uganda që ka lindur 38 fëmijë, dhe të gjithë i ka me një burrë.

Për këtë arsye, ajo ka marrë epitetin, Nalongo Muzala Bana, që në përkthim të lirë do të thotë “nëna e binjakëve e cila lind katërnjakë”.

Mariam deri tani ka lindur gjashtë herë binjakë, katër herë trinjakë dhe tri herë katërnjakë, ndërsa vetëm dy herë ka lindur nga një fëmijë.

Mariam, për shkak të çrregullimit hormonal, hiperovulimit, prodhon disa qeliza vezore në një cikël. Për këtë, gati çdo herë kur ishte shtatzënë, ka lindur binjakë, trinjakë apo katërnjakë.

Më i madhi i fëmijëve është 23 vjeç, ndërsa më i vogli katër muajsh.

Ajo u martua në moshë fare të vogël, kur ishte vetëm 13-vjeçe, dhe në vitin e parë të martesës solli në jetë binjakët e parë.

“Momentalisht jetoj me 21 fëmijë. Disa nga ata i kanë adoptuar çiftet të cilët nuk mund të kenë fëmijë.

Të tjerët jetojnë me të afërmit tanë dhe anëtarët e familjeve të cilët na ndihmojnë që t’i ushqejmë dhe t’i rrisim”, është shprehur Miriam.

Ekspertët i kanë studiuar fëmijët e saj dhe thonë se jo vetëm që janë të shëndetshëm por edhe inteligjentë mbi mesataren. Të gjithë fëmijët e saj e kanë babanë e njëjtë, por ai gjithmonë mungon kështu që Mariam i rrit e veteme dhe mban fëmijët duke punuar punë të ndryshme. Përkundër sfidave të përditshme, ajo thekson se fëmijët janë bekim e jo barrë.

Loading...