Transmetuar më 24-10-2017, 11:34
Publicitet

Në Shërbimin e Neurologjisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pacientët me probleme në frymëmarrje tashmë do të ndihmohen nga pajisjet e specializauara BiPAP dhe CPAP. Këto pajisje pritet të plotësojnë për herë të parë nevojat e rreth 1400 pacientëve në vit brenda këtij Shërbimi.

Përdorimi i këtyre pajisjeve është i domosdoshëm kur pacientët pësojnë ndërprerje të frymëmarrjes ose kur niveli i oksigjenit në trup bie nën normat jetike. Gjithashtu pajisjet luajnë rol të pazëvendësueshëm në rastet e shqetësimeve kardiopulmonare tek pacientët, si edhe në rastet e infarkteve.

Dhurimi i këtyre dy modeleve nga Telekom Albania merr vlerë më të madhe, pasi ato janë të vetmet e këtij lloji në Shërbimin e Neurologjisë. Telekom Albania është kontribues i përhershëm në sistemin shëndetësor të vendit, duke synuar përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Shërbimi i Pediatrisë në QSUT është shembull i përkrahjes së vazhdueshme nga Telekom Albania, ku mund të përmendim elektrografinë, që plotëson nevojat e mbi 3000 fëmijëve në vit, programin mësimor nga klasa e parë deri në të nëntën, në format dixhital, dhe pajisjet e nevojshme teknologjike për pacientët e vegjël të shtruar për periudha të gjata.

Gjithashtu vetë punonjësit e Telekom Albania kanë ndihmuar në rinovimin e mjediseve të jashtme e të brendshme të Pediatrisë. Projektet shëndetësore të Telekom Albania shtrihen edhe në zonat më të largëta, si pajisja e qendrave shëndetësore në veri të vendit me mjete mjekësore dhe teknologjike për t’i shërbyer sa më mirë komunitetit ku ndodhen.

Telekom Albania shpreh angazhimin për të dhënë edhe në të ardhmen kontributin e vet teknologjik dhe njerëzor në shëndetësi.

Loading...